Kritika të shumta ndaj Zhegrovës, ja si përgjigjet ai

00:00 | 26 Mars 2019

Edon Zhegrova ka pranuar një numër të madh të kritikave, për të cilat ai thotë se nuk i bëjnë përshtypje.

“Nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka qenë problem për mua, ata munden me jep kritika tërë ditën, por unë vazhdojë me punu dhe me dhanë maksimumin për ekipin”, ka thënë Zhegrova, në një paraqitje për televizionin publik.

Edhe në ndeshjen ndaj Bullgarisë, sikur në atë ndaj Danimarkës, Zhegrova u inkuadrua kah mesi i pjesës së dytë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Bëmë maksimumin që të kthejmë rezultatin, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zhegrova.

Komento: