Një i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19:31 | 06 Shtator 2022

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 62 raste të reja, ndërkaq ka vdekur një person nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1,861 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 16 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 329,137, ndërsa i të vdekurve është 3,584.

Komento: