Këto temperatura na presin nesër

20:42 | 06 Shtator 2022

Mot i nxehtë edhe të mërkurën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.

IHMK me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do të ketë mot me vranësira në relievin malor.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë, teksa ato maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë.

Njoftimi i plotë nga IHMK:

Mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor .Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Komento: