
Partia Guxo sot do ta mbajë Kuvendin e I-rë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të partisë.
Përmes një njoftimi në për media, Partia Guxo ka bërë të ditur se ky Kuvend do të mbahet nga ora 17:00 në hapësirat e hotel Emerald në Prishtinë.
“Partia Guxo, si një parti e re në skenen politike kosovare, nesër me datë 07.09.2022(E Mërkurë) duke filluar nga ora 17:00 në hapësirat e hotel Emerald, mban kuvendin e I-rë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të Partisë dhe statutit të Partisë”, thuhet në njoftim.