Kosova, kombëtarja e parë në botë, ja për çka është fjala

08:24 | 26 Mars 2019

Kombëtarja e Kosovës ka befasuar të gjithë me paraqitjet e kohëve të fundit.

Kosova ka dështuar të marrë tri pikët në shtëpi kundër Bullgarisë, por “Dardanët” nuk janë mposhtur sërish.

Barazimi 1-1 me Bulgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte ndeshja e 12 me radhë që Kosova s’di për humbje, raporton Express.

Kështu, sipas “bet365”, Kosova ka lënë shumë, shumë prapa Kombëtare të mëdha dhe fituese të Kupës së Botës, si Brazili që ka shkuar deri në shtatë ndeshje pa humbje, apo edhe Anglia 7, kurse Gjermania ka katër ndeshje që nuk di për humbje.

Kjo ecuri mbresëlënëse e Kosovës nisi në nëntor të vitit 2017 me fitoren 4-3 ndaj Letonisë dhe që nga atëherë, në ndeshje zyrtare e miqësore, “Dardanët” kanë arritur vetëm fitore dhe barazime, duke mos njohur disfatën.

Kurse me Bernard Challandes, kjo ishte ndeshja e 11 pa humbje.

Komento: