Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një 16-vjeçar në Prishtinë

09:34 | 07 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, 16-vjeçar në Prishtinë, pasi kishte në posedim incizime intime mes të miturve.

Në cilësi të provave materiale Policia ka thënë se ka konfiskuar telefonin e të dyshuarit.

16-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: