Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet në shtator, pritet të marrë pjesë edhe Osmani

10:51 | 07 Shtator 2022

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta mbajë seancën e 77-të.

Diskutimet kryesore do të mbahen nga data 20 deri më 26 shtator.

Siç raporton Klan Kosova, në këto diskutime do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Temë e diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale, me theks të veçantë lufta në Ukrainë.

E temë e diskutimit pritet të jetë edhe Kosova.

Aty do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Komento: