Policia e Kosovës me bazë të re në Zubin-Potok, pamje nga vizita e Kurtit

10:58 | 07 Shtator 2022

Policia e Kosovës tashmë është me bazë të re në Jasenovik të Komunës së Zubin Potokut.

Një ditë më parë kjo bazë është vizituar nga kryeministri i vendit, Albin Kurt, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pikërisht dje, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ka rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjërisht në Republikën e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, thuhet në njoftim.

Kurti dhe ministri Sveçla gjithashtu kanë vizituar edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, si dhe kampin e Njësisë Speciale Belveder në Mitrovicë.

Komento: