Pamje gjatë stërvitjeve të ushtarëve të FSK-së në SHBA

12:17 | 07 Shtator 2022

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi ka ndarë disa fotografi të stërvitjeve të përbashkëta të ushtarëve të FSK-së dhe ushtarëve amerikanë.

Garda e Iowa-s publikoi fotografi nga këto stërvitje, duke shkruar më 31 gusht se “dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh (mbi 3 kilometra) e shumë pompa”.

“Ushtarët amerikanë (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë që t’i marrin këmbët”, shkruan Garda e Iowa-s.

Ambasada amerikane, ndërkaq, i ka shpërndarë fotografitë, duke shkruar pothuajse të njëjtat fjalë.

Komento: