Erdogan nga Beogradi: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë në dialogun Kosovë-Serbi

14:44 | 07 Shtator 2022

Erdogan gjatë konferencës për media në Beograd
Turqia është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialogun Kosovë-Serbi

.

Këtë e tha sot presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Beograd.

Erdogan e tha këtë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti turk foli edhe për çështjen e targave, derisa tha se shpreson që së shpejti mes Kosovës e Serbisë të arrihet marrëveshje edhe për këtë çështje.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, edhe për çështje të tjera problematike”, tha Erdogan.

Erdogan po qëndron për vizitë dy ditore në Serbi, derisa ai dje qëndroi në Sarajevë.

Komento: