Presidenti slloven arrin në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

15:26 | 07 Shtator 2022

Presidenti slloven, Borut Pahor ka arritur në Prishtinë, i cili është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani

.

Kjo pritje e tij po ndodh në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Pas takimit me Osmanin, presidenti slloven do të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Presidenti slloven në këtë vizitë në Kosovë pritet që të përçojë mesazhin e shtetin slloven në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Komento: