Lirohet plaku që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn, njofton avokati Tomë Gashi

16:56 | 07 Shtator 2022

Është liruar 81-vjeçari që tentoi të sulmonte Kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Tomë Gashi përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

“Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit refuzohet”, ka shkruar mes tjerash avokati Gashi.

Postimi i plotë:

Musli Rexhepi LIROHET

Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit REFUZOHET

Shkollat duhet te hapen.

Komento: