Familja e presidentit Rugova vizitohet nga kryetaret e degëve të Forumit të Gruas së LDK-së

19:03 | 07 Shtator 2022

Kryetaret e degëve të Forumit të Gruas së LDK-së vizitojnë familjen e presidentit Rugova.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, bashkë me kryetaret e degëve kanë vizituar familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

Lushaku – Sadriu tha se ata u mirëpritën krahëhapur, me buzëqeshje e ngrohtësi të veçantë nga gruaja e presidentit, Fana Rugova.

“Ajo evokoi kujtime të jetës dhe veprës së Presidentit Rugova, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, por edhe për rolin e grave në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushaku – Sadriu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se shprehen respektin për sakrificën sublime që gruaja e presidentit Rugova ka bërë përgjatë viteve në përkrahje të tij.

Komento: