Me fushë sportive bëhet lagja Emishir

20:46 | 07 Shtator 2022

Lagja Emishiri bëhet me fushë sportive.

Komuna e Prishtinës ka në projekt që të ndërtojë një fushë sportive në çdo lagje.

Në kuadër të kësaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori për sport, Granit Rugova kanë përuruar fushën e re sportive në lagjen e Emshirit.

“Tjetër ditë, tjetër punë konkrete në shërbim të qytetarëve të Prishtinës. Së bashku me Kryetarin Përparim Rama përuruam fushën e re sportive e rekreative dhe këndin e lojërave për fëmijë në lagjen e Emshirit’.

“Emshiri është vetëm lagjja e radhës që përfiton nga projekti ynë komunal për ndërtimin e fushave sportive dhe këndeve të lojërave për fëmijë për secilën lagje e fshat të Kryeqytetit – në vizionin tonë për ta bërë përfundimisht Prishtinën qytet të sportit”. “Ta gëzoni, Emshir. Shihemi në projektin e radhës!”, ka thënë Granit Rugova pas përurimit të fushës.

Komento: