Kurti kritikon edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë: Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?

17:36 | 08 Shtator 2022

Kurtit i ‘del punë’ edhe me Gjykatën Themelore në Prishtinë: Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kritikuar Gjykatën Themelore në Prishtinë për “kuptimin e urgjencës” me të cilat i trajton lëndët.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij, shefi i ekzekutivit ka kritikuar Gjykatën Themelore për heshtje ndaj kërkesës së asambleistëve të VV-së në rastin ndaj NPB-së.

Tutje Kurti thotë se “në bazë të ankesës Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë”.

“Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve? Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, shkruan kryeministri i vendit.

Reagimi i plotë:

Kuptimi i urgjencës, sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës

Një muaj heshtje ndaj kërkesës së asamblistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë. Masa e sigurisë, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë.

Në vendosje e sipër, në bazë të ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë.

Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike.

Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh.

Kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve?

Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve?

Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?

Komento: