Arsenal po ia merr yllin Manchesterit

11:39 | 26 Mars 2019

Herrera shumë afër kalimit te Arsenal.

Arsenal është i interesuar në transferimin e Ander Herreras nga Manchester United.

Ander Herrera ende nuk e ka vazhduar kontratën me Manchester United, andaj Arsenal e do transferimin e tij.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në fund të këtij sezoni, kështu skuadra londineze po tenton ta transferojë atë si lojtar të lirë, përcjell lajmi.net nga MailOnline.

Arsenal është i gatshëm t’i ofrojë Herreras një kontratë tre vjeçare me një pagë më të lartë se sa që e ka te Manchester United.

Spanjolli aktualisht fiton 80 mijë funte në javë te skuadra angleze, andaj topçinjtë janë të gatshëm që t’i ofrojnë 150 mijë në javë.

Komento: