Presidentja Osmani ia uron Charles III hipjen në fron – ia kujton fjalët që i tha në Kosovë para 6 vitesh

23:13 | 10 Shtator 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

.

Përmes një njoftimi të Presidencës, Osmani beson që gjatë sundimit të Charles III lidhjet me Kosovën do të forcohen më shumë.

“Urime të përzemërta për Mbretin Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka thënë Presidentja Osmani.

Osmani po ashtu ia kujtoi fjalët e tij që i kishte thënë në vitin 2016 për Kosovën.

“Kosova do të ketë një të ardhme vërtet të veçantë. Jam shumë krenar që vendi im, Mbretëria e Bashkuar, ka luajtur rol në përtërirjen e Kosovës”, pati thënë Charles III.

Në momentin që Mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë pa ceremoni trashëgimtarit të saj, Charlesit, i njohur më herët si Princi i Uellsit.

Charles është shpallur sot zyrtarisht Mbret në një këshill aderimi në Pallatin St James.

Komento: