Burrë e grua nga Peja rrahen mes vete duke udhëtuar me veturë

09:29 | 11 Shtator 2022

Duke udhëtuar me veturë, burrë e grua nga Peja rrahen mes vete.

Burrë e grua janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur derisa po udhëtonin kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e dyshuara pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor dhe të dy më pas janë dërguar në mbajtje pasi.

Në raport gjithashtu bëhet e ditur se çifti kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Pejë 09.09.2022 – 09:00-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar çift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Komento: