Kryeparlamentari Konjufca: Me mendje e zemër jemi pranë dhimbjes së familjeve të viktimave e popullit mik amerikan

11:41 | 11 Shtator 2022

Konjufca: Me mendje e zemër jemi pranë dhimbjes së familjeve të viktimave e popullit mik amerikan.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist në ShBA.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova me mendje e zemër është pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe përkrah ShBA-së.

“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca tha se mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale.

Komento: