Statistika nga ndeshja me Bullgarin, Arijanet Muric befasoi të gjihtë

13:17 | 26 Mars 2019

Një detaj interesant është numri i pasimeve

Në ndeshjen Kosovë – Bullgari, “Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet e lojës.

Në bazë të statistikave në lidhje me ndeshjen e zhvillluar mbrëmë Kosova pati posedimin e topit dhe gjuajtjet në drejtim të portës së mysafirëve.

Sipas statistikave, Kosova pati 62% të posedimit të topit kundrejt 38% sa pati Bullgaria.

Ndërsa gjuajtjet drejt portës ishin 12-4.

Një detaj interesant është numri i pasimeve, ku prijnë mbrojtësit e Kosovës.

Amir Rrahmani pati 89 pasime dhe Fidan Aliti 78, të cilët edhe kryesojnë listën e pasimeve.

Pas tyre Hekuran Kryeziu pati 40 pasime ndërsa Mërgim Vojvoda 39.

Është interesante të theksohet që portieri Arijanet Muric, pati pasime më shumë se 10 futbollistë të Bullgarisë.

Komento: