Çitaku: Mësimi nuk po fillon shkaku i kokëfortësisë së Kurtit.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar sërish rreth fillimit të procesit mësimor në Kosovë.
Ajo ka thënë se mësimi nëpër shkollat e vendit nuk ka filluar për shkak të kokëfortësisë të kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk po përmbush kërkesat e mësimdhënësve.
Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se Kurti është duke refuzuar të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës.
Postimi i plotë:
Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar.
Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social.