Mbi 37 mijë vizitorë vendas e të huaj qëndruan në hotelet e Kosovës në muajin qershor.
Numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që qëndruan në hotelet e Kosovës, është më i lartë sivjet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të dhënat nga ASK tregojnë se numri më i madh i tyre, u përqendrua në rajonin e kryeqytetit.
Në muajin qershor, numri i vizitorëve që qëndruan në hotelet e Kosovës ishte më mbi 37 mijë.
“Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 37 292, prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 64 271, prej tyre 25.36% nga vendorët dhe 74.64% nga të huajt”, thuhet në komunikatë.
ASK tregon se numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e pati rajoni i Prishtinës me 16,989 vizitorë dhe 29,626 net-qëndrime.
Tutje thuhet se numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren, e kështu me radhë.
Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.
Ndryshe, nga muaji qershor i vitit të kaluar, numri i vizitorëve është më i lartë për 13,741.
Në muajin qershor 2021, numri i vizitorëve ishte 23,551.
Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin qershor 2022.
Në qershor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.