Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore takohen me komandantin e KFOR-it.
Siç ka thënë ministri Rakiq, “është e papranueshme uzurpimi i pronës private dhe komunale dhe kjo paraqet kërcënim dhe provokim të qartë”.
“Nuk do të lejojmë asnjë provokim as nga njësitë speciale të Kosovës dhe as nga forcat e sigurisë së Kosovës, sepse çdo veprim i tyre i njëanshëm rrezikon paqen dhe stabilitetin”, deklaruan gjatë takimit të sotëm kryetari i Listës Serbe dhe ministri Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore.
Në mbledhjen e sotme është mbajtur një minutë heshtje në nderim të pjesëtarit të sapo ndjerë të kontingjentit hungarez të KFOR-it.