Qeveria ‘Haradinaj’ merr vendim: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

14:25 | 26 Mars 2019

Lojrat e fatit janë shpallur të jashtëligjshme në Kosovë.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit.

Nga ky vendim i Qeverisë përjashtim bën vetëm Lotaria e Kosovës që mbikëqyret nga shteti.

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme kishte nxjerrë një rezolutë e cila i kërkonte Qeverisë t’i pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit.

Sipas kësaj rezolute, Qeveria duhej që brenda 30 ditësh ta procedonte në Kuvend Projektligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Komento: