Milan dhe Inter e kërkuan në afatin e janarit, tani lojtari i njohur ju kthen përgjigje

14:41 | 26 Mars 2019

Yannick Ferreira Carrasco ka dhënë një lajm të mirë për Milanin dhe Interin.

Të dy ekipet ishin të interesuar për lojtarin bel, gjatë afatit të janarit, përcjell ORAinfo.

Carrasco është duke luajtur në Kinë. Por duket se lojtari belg tani pëlqen rikthimin në Evropë.

Ai ka deklaruar se është i interesuar të rikthehet në Evropë dhe këtë sipas tij, do të dëshironte të bënte qysh në afatin e verës.

“Do të doja të kthehesha në Evropë, shumë ekipe kishin interesim për mua këtë dimër, ne po kërkonim zgjidhje, por e kuptoj klubin dhe donin të më mbajnë”, tha 25-vjeçari.

Mbetet të shihet nëse Milan dhe Inter do të riperserisin interesimin për lojtarin belg. /ORAinfo/

Komento: