Ministri Bytyri ka dhënë një lajm të mirë për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

15:31 | 26 Mars 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyri ka dhënë një lajm të mirë për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Sipas tij, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar konceptdokumenti për AKA-në, përmes të cilit sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të kësaj agjencie, përcjell ORAinfo.

Sipas Bytyqit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke pasur parasysh rëndësinë e këtij konceptdokumenti i cili është i përfshirë në planin e punës se MASHT për vitin 2019 dhe PSAK-un, e vlerëson si moment tejet pozitiv miratimin e këtij konceptdokumenti, që gjithashtu edhe programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton me prioritet të lartë.

Ja postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Edhe një lajm i mirë në funksion të krijimit të kornizës ligjore specifike me qëllim që të sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim është miratimi sot në mbledhje të Qeverisë, i konceptdokumentit për AKA-në.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke pasur parasysh rëndësinë e këtij konceptdokumenti i cili është i përfshirë në planin e punës se MASHT për vitin 2019 dhe PSAK-un, e vlerëson si moment tejet pozitiv miratimin e këtij konceptdokumenti, që gjithashtu edhe programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton me prioritet të lartë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi dhe do të kujdeset që kjo fushë të rregullohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Komento: