Pas 10 muajsh arrestohet edhe i dyshuari i pestë për grabitjen në një argjendarie në Prizren

17:54 | 13 Shtator 2022

Pas rreth 10 muajsh është arrestuar edhe i dyshuari i pestë për grabitjen në një argjendari në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor 2021.

Në këtë ngjarje ishin plagosur dy persona, (babai dhe i biri) pronarë të kësaj argjendarie.

Të dyshuarit gjatë ikjes, kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policinë në autostradë në dalje të Suharekës.

Sipas policisë i dyshuari i pestë është arrestuar për vepren penale “Dhënia e ndihmës”.

Komento: