Miratohen projekligjet për Prokurorin e Shtetit e Prokurorinë Speciale, Kurti: Hap kyç për reformat në sistemin prokurorial.
Qeveria ka miratuar projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë Speciale, raporton Gazeta Express.
Projektligji për Prokurorin e Shtetit, kryeministri Albin Kurti tha se është “hap kyç në drejtim të përmbylljes së reformave në sistemin prokurorial”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hazhiu, tregoi se ky projektligj përcakton kompetencat e kryeprokurorit si dhe të kryeprokurorëve të prokurorive.