Edhe një person arrestohet si i dyahuar për dhunimin e 11-vjeçares, shkon në 12 numri total

12:21 | 14 Shtator 2022

Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, shkon në 12 numri total.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ky është personi i 12’të i arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.

Komento: