Kryeministri Kurti me kritika për zyrtarët publikë: Merrnin shtesa më shumë se pagat e qytetarëve

14:28 | 14 Shtator 2022

Kurti me kritika për zyrtarët publikë: Merrnin shtesa më shumë se pagat e qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e Ligjit të Pagave dhe procesin e shtrimit të infrastrukturës ligjore për këtë t’u realizuar klasifikimi i pagave. Diskutimi publik për Ligjin e Pagave fillon më 15 shtator.

Kurti para gazetarëve ka thënë se “hartimi i projektligjit nuk ka qenë aspak i lehtë dhe për këtë nuk ka mundur të përfundohet shpejtë”.

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur shtesa dhe kompensime për zyrtaret publikë qe e kalonin pagën e një qytetari.

“Për 40 për qind të pozitave nuk dihet ku janë klasifikuar, më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin vetën në ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte 170 llojeve të shtesave dhe të kompensimeve, mungesë të kritereve për ato shtesa, disa prej atyre shtesave për një muaj që kalonin pagën e qytetareve dhe zyrtarë që kryenin punë të njëjtë dhe nuk e mërrnin pagën e njëjtë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se në të gjitha raportet e progresit është bërë e qartë se administrate publike ka qenë e ndikuar nga politika.

“Të dhënat nga raportet e progresit prej vitit 2000 deri në 2020, tregojnë se administrata publike ka qenë e ndikuar nga politika në procesin e emërimeve të zyrtarëve të lartë.

Po ashtu Kurti ka thënë se “personat me aftësi të kufizuara, komunitetet joshumicë dhe gratë nuk kanë pasur përfaqësim të drejtë”.

“Në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe vetëm 17 gra. Në nivelin e mesëm drejtues kemi 377 burra dhe vetëm 79 gra. Në 2018, në një hulumtim 39% e shërbyesve civilë kanë deklaruar se janë rekrutuar falë lidhjeve partiake. 44% tjetër, janë deklaruar se janë pranuar në shërbim civil me lidhje familjare apo shoqërore”, ka thënë Kurti.

Komento: