Shqiprim Arifi thotë se i kanë bërë ftesë Osmanit dhe Kurtit ta vizitojnë Preshevën

23:46 | 14 Shtator 2022

U kemi bërë ftesë zyrtare për vizitë në Preshevë kryeministrit Kurti si dhe presidentes Osmani, por nuk kanë ardhur. Kështu ka deklaruar Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

.

Në diskutim e sipër, ai tha se spektri politik duhet ta dijë se me çfarë probleme e halle ballafaqohen shqiptarët në atë vend, prandaj sipas tij është e domosdoshme vizita atje.

“E kemi ftuar kryeministrin Albin Kurti të vijë për vizitë në Preshevë. I’a kemi bërë ftesën edhe presidentes, Vjosa Osmani zyrtarisht. Nuk kanë ardhur ende. Presheva është Kosovë, secili shqiptar në Kosovë, është në shtëpinë e tij në Preshevë. Të gjithë janë të ftuar, sidomos spektri politik. Ata duhet të vijnë t’i shohin hallet dhe problemet në atë vend”, tha Arifi në TV1.

Ai tha se Osmani e Kurti do duhej ta vizitonin Luginën e Preshevës pas vizitës që bëri në Kosovë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Komento: