Pensionistët i presin me lule e pankarta deputetët, kërkojnë ndryshim të ligjit

09:27 | 15 Shtator 2022

Kuvendit i Kosovës nis sot sesionin vjeshor.

Dhjetëra pensionistë kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës me moton, “Dinjitet për pensionistët”.

Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta në duar, e disa të tjerë lule, për t’iu dhuruar deputetëve, me ç’rast po kërkojnë ndryshimin e ligjit që i detyron të paraqiten çdo gjashtë muaj për pensione./EO

Komento: