Parlamenti serb ia miraton Vuçiçit raportin për dialogun me Kosovën

10:04 | 15 Shtator 2022

Me 57 vota kundër dhe 207 pro, Kuvendi i Serbisë e miratoi raportin e paraqitur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, rreth bisedimeve me Kosovën

.

Ky raport kaloi pas dy ditësh diskutime dhe polemikash në parlamentin serb rreth negociatave me Kosovën, ku pasuan akuza dhe kundërakuza pozitë-opozitë.

Opozita u shpreh kundër raportit të sjellë nga Aleksandër Vuçiç, ndonëse ky i fundit ua miratoi dy kërkesa opozitës.

U miratua kërkesa e opozitës për formimin e një komisioni për negociatat me Kosovën, e cila do të përfshijë përfaqësuesit e të gjitha partive politike serbe, organizata joqeveritare, Kishën Ortodokse Serbe, Akamedinë e Shkenave dhe Arteve Serbe (SANU) si dhe përfaqësues të universiteteve serbe.

Kërkesa tjetër që u miratua ishte që t’u dërgohet letër presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping, që Kosovës t’i vendoset vetoja në rast të aplikimit në OKB dhe UNESCO.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do të devijojë nga parimet e vitit 2011 dhe 2013 ku as formalisht dhe as joformalisht Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Para deputetëve ai shprehu garancën e tij se sa kohë është president nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Komento: