Dy policë lëndohen në Prishtinë nga personi që ishte në kërkim

11:01 | 16 Shtator 2022

Lëndohen dy policë në Prishtinë nga personi që ishte në kërkim.

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dje në Prishtinë pasiqë janë sulmuar nga një i dyshuar i cili ishte në kërkim policor.

Rasti ka ndodhur pasi policia e ka ndalur të dyshuarin i cili ishte me veturë, dhe pas verifikimit ka rezultuar në kërkim policor.

I dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes me ç’rast pas marrjes së veprimeve për ta ndaluar të njëjtin, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë meshkuj kosovarë, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Komento: