Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Higuain

18:49 | 26 Mars 2019

Gonzalo Higuain mund ta ndjekë Maurizio Sarri te Roma nëse trajneri lë Chelseat për Giallorossi këtë verë.

Corriere della Sera raporton se Sarri mund të emërohet trajner i Romës përcjell ORAinfo. E rrugën e tij mund ta ndjek edhe Higuain përcjell ORAinfo.

Lojtari i Juventusit ka shënuar vetëm tre gola për Chelsean që kur ka ardhur nga Milani në janar, me dy që vijnë në të njëjtën ndeshje kundër Huddersfield Town.

Megjithatë, gazeta thekson se sulmuesi do të ‘kënaqej’ të qëndrojë me Blutë, të cilët kanë mundësi për ta blerë atë për 36 milion euro ose të zgjasin huazimin e tij për një sezon të mëtejshëm sapo të përfundojë fushata aktuale.

Nga ana tjetër, ende nuk është e qartë nëse londinezët mund të bëjnë transferime këtë verë, ndërsa ish sulmuesi i Napolit mund të zëvendësojë Edin Dzeko, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Inter./ORAinfo/

Komento: