Aksident i rende trafiku në Prishtinë, ka edhe të lënduar

12:41 | 16 Shtator 2022

Një aksident sapo ka ndodhur në mes dy veturave në lagjen Mati të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Isa Kastrati”.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, përcjell ORAinfo.

Aksidentin e ka konfirmar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /ORAinfo/

Komento: