Ja kur luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë

19:20 | 26 Mars 2019

Ndeshjet gjysmëfinale e Kupës së Italisë më në fund u konfirmua, ku Milan-Lazion luhet më 24 prill dhe Atalanta-Fiorentina më 25 prill.

Lazio dhe Milan në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre u ndanë 0-0 në Stadio Olimpico më 26 shkurt përcjell ORAinfo.

Ndeshja e dytë do të jetë në San Siro më 24 prill dhe golat mund të jenë vendimtare.

Fiorentina dhe Atalanta luajtën barazim 3-3 në Stadio Franchi më 27 shkurt.

Tani është konfirmuar se ndeshja e dytë do të jetë në Bergamo më 25 prill.

Finalja e Coppa Italia është planifikuar për në 15 maj në Stadio Olimpico në Romë./ORAinfo/

Komento: