12 kadetë fillojnë rrugëtimin në FSK-së

23:44 | 16 Shtator 2022

FSK-së, dita ditës po i shtohen kandidatë të rinj.

Betimin e dhanë. Me të filloi edhe rrugëtimi i tyre për të nisur studimet në Qendrën për Studime Universitare, që të bëhen oficerë të Forcës të Sigurisë të Kosovës.

12 kadetët e FSK-së, tash po i pret shkollimi katër vjeçar.

Dardan Syla e konsideron këtë si një mundësi për t’i bërë krenarë ata që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në ceremoninë e betimit të tyre, prezentë ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj atyre u dha një mesazh lidhur me rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. E për sfidat që i presin 12 kadetët, foli zëvendëskomandanti i Qendrës për Studime Universitare, Albian Ajvazi.

Këta kadetë janë ndër qindra të tjerë, që kanë dalë nga Qendra e Studimeve Universitare, e cila funksionon që nga viti 2005.

Komento: