Ministri Krasniqi viziton Rahovecin dhe Gjakovën pas vërshimeve nga shiu

13:33 | 17 Shtator 2022

Vërshimet pas reshjeve të shiut, ministri Krasniqi viziton Rahovecin dhe Gjakovën.

Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Loka, ka filluar të vizitojë komunat të cilat janë përfshirë nga reshjet e shumta të shiut të cilat edhe kanë shkaktuar dëme si pasoje e vërshimeve.
Kështu ka njoftuar vetë Kransiqi përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur edhe se, një nga komunat që ka vizituar është ajo e Rahovecit.

Po ashtu ministri ka njoftuar se pas Rahovecit ai do të vazhdojë për në Gjakovë.

“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme”, ka thënë Kranisiq.

“Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcjellëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete. Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara”, ka përfunduar ministri Krasniqi.

Komento: