Dëmtohet rëndë bujqësia e Krushës së Madhe nga vërshimet

15:38 | 17 Shtator 2022

Bujqësia e Krushës së Madhe dëmtohet rëndë nga vërshimet.

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetin social në Facebook të faqes “Krushë e Madhe”, shihen se si janë mbuluar në ujë pemët e perimet në Krushë të Madhe.

Po ashtu në këto foto shihen edhe disa qytetarë se si i heqin nga stalla lopët dhe kafshët përreth.

Po ashtu këto reshje kanë shkaktuar edhe vështirësi në kalim në disa rrugë dytësore të Krushës së Madhe.

Ndërkaq, gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit pas reshjeve të fundit, si dhe në Gjakovë.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Komento: