Në Komunën e Prishtinës janë emëruar tri drejtoresha të reja, tregon Shpend Ahmeti

20:17 | 26 Mars 2019

Në Komunën e Prishtinës janë emëruar tri drejtoresha të reja, e këtë e ka treguar Kryetari Shpend Ahmeti.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gjatë javës do të prezantohen drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit të premtimeve.

“Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tre drejtore: Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike. Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës. Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 për qind udhëhiqen nga vajzat/gratë. Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura. Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Komento: