Vërshimet në Gjakovë, Lekaj del në terren për t’i parë dëmet e shkaktuara

19:44 | 17 Shtator 2022

Gjakova është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të fundit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka vizituar fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, pas vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Lekaj ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Lokale z. Ramë Talin dhe këshilltarin komunal të Gjakovës z. Shpend Bajramin vizituam fshatin Babaj Bokës me rastin e vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Komunën e Gjakovës dhe shpresoj që të tejkalohet sa më shpejtë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Komento: