Milan dhe Inter marrin një vendim të papritur

20:39 | 26 Mars 2019

Inter dhe AC Milan janë pranë shpalljes së një projekti të përbashkët për një stadium të ri, duke lënë mënjanë renovimet e mundshme në San Siro.

Alessandro Antonello i ka thënë Sky Italia se klubet bien dakord se mënyra më e mirë është ndërtimi i një stadiumi të ri pranë San Siro të qytetit, që do të shkëputet nga stadiumi i vjetër përcjell ORAinfo.

“Një stadium është një pasuri shumë e rëndësishme në futbollin modern”, tha Antonelli.
“Ne jemi duke punuar së bashku në stadiumin San Siro dhe së shpejti do t’i tregojmë kryetarit të Milanos për vendimin tonë”, ka thënë Antonello./ORAinfo/

Komento: