Ronaldo merr lajmin katastrofal

20:59 | 26 Mars 2019

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm të keq.

Raportohet se Juventusi do luajë edicionin e kësaj vere të International Champions Cup në Azi në mënyrë që Cristiano Ronaldo të shmangë arrestimin nga autoritetet e SHBA-së.

Sipas New York Times, organizatorët e këtij eventi qëllimisht kanë mbajtur Juven larg ndeshjeve në SHBA për arsye të problemeve ligjore që vijnë nga akuzat për përdhunim ndaj portugezit.

Gazeta shkruan se bardhezinjtë do binin në sy të keq mediatik nëse ata do udhëtonin në kontinentin amerikan pa yllin e tyre, i cili gjithmonë ka aluduar në pafajësinë e tij për akuzat për përdhunim. Si pasojë, Zonja e Vjetër pritet të luajë miqësoret e tyre të luksit në Kinë dhe Singapor.

Një zëdhënës i klubit tha që vajtja në Lindje ishte normale për klubin pasi që shumicën e miqësorëve të viteve të fundit ata i kishin luajtur në Shtetet e Bashkuara.

Komento: