Drejtuesit e Nismës në Hagë, ky është postimi i tyre

16:51 | 18 Shtator 2022

“Për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës”

Ish-ministri Endrit Shala si dhe ish-deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, kanë qëndruar së fundi në Hagë.

Të njëjtit kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin e Shalës thuhet se ishin për vizitë të udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës.

“Bashkë me sekretarin e NISMA z. Bilall Sherifi dhe vëllaun Granit M Shala, për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës! Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi!”,shkroi tutje ai.

Komento: