Tahiri lajmërohet nga Washington DC: Partneriteti dhe miqësia me ShBA janë të shenjta

20:46 | 18 Shtator 2022

Besnik Tahiri, po qëndron në SHBA.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka filluar vizitën në Washington DC në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka treguar për rëndësinë e këtij programi në marrëdhëniet me ShBA.

“Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së”, ka shkruar Tahiri.

Komento: