Aksident i rëndë në Has të Prizrenit, lëndohen gjashtë persona

23:45 | 18 Shtator 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Has të Prizrenit.

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit.

Një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura. Ai theksoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.

Komento: