Si ka ndikuar taksa në raportet me miqtë ndërkombëtarë, flet Enver Hoxhaj

21:52 | 26 Mars 2019

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj Serbisë, vazhdon të jetë shumë i diskutuar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar përsëri këmbënguljen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe, përkundër thirrjeve nga ndërkombërarët për ta hequr atë.

Hoxhaj ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.

Ai ka vlerësuar në RTK 3 se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

“Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri”, është shprehur Hoxhaj.

“Por një gjë qëndron: Taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë”, ka deklaruar ai.

“Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019 të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka shtuar Hoxhaj.

Taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak”, ka vlerësuar zëvendëskryeministri.

Komento: