Asamblisti i LDK-së jep dorëheqje, pak ditë pasi fitoj një pozitë të rëndësishme

11:55 | 19 Shtator 2022

Asamblisti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.

“Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” njoftoi Kupina.

Por në fakt Osmani para pak ditësh u zgjodhë drejtor i Termokosit.

Osmani, në rezultatin final të poentimit të kandidatëve i mori 36.75 pikë, duke u zgjedhur kryeshef i “Termokosit”. Pjesë e procesit rekrutues ishte edhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Komento: