Plani për atentat ndaj Albin Kurtit, Zyra e Kryeministrit: Ka qenë i njoftuar nga AKI

15:01 | 19 Shtator 2022

Mediat në Shqipëri gjatë ditës kanë raportuar për një atentat të organizuar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, gjatë vitit 2021.

Lidhur me këtë është deklaruar Zyra e Kryeministrit.

Në një përgjigje për Klankosova. tv kjo zyrë bën me dije se Kurti ishte në dijeni për këtë plan.

Ai ishte i njoftuar për këtë nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik” – thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.

Komento: